Liverpuli gjen sulmuesin e ri, për afrimin e Semenyo duhen 70 milionë stërlina

Liverpuli po bëhet gati të përforcojë sa të mundet skuadrën në merkaton e janarit. Sipas mediave angleze, në shënjestrën e “The Reds” është Antoine Semenyo, i cili shihet si një lojtar që mund të transferohet me merkaton e dimrit.
Sulmuesi i Bournemouth po bën një sezon mjaft të mirë në Premier, me 6 gola dhe 3 asiste në 11 ndeshje kampionati. Klubi i Liverpulit bëhet me dije se ka pasur kontaktet e para për blerjen e mundshme të këtij lojtari.
Kostoja e operacionit nuk është e vogël. Te Liverpuli janë të vetëdijshëm se duhet të paguajnë për prishjen e parakohshme të kontratës. Klauzola është 70 milionë stërlina, duke parë që Semenyo ka kontratë me klubin aktual deri në vitin 2030.
Për sulmuesin e Bournemouth ndërkohë kanë interes edhe disa klube të tjera të Premier League. Liverpuli nuk po zhvillon një sezon të mirë dhe aktualisht mban vendin e 12-të, çka ka bërë që klubi të lëvizë menjëherë për blerje në janar. Në 5 ndeshjet e fundit ka pësuar 4 humbje dhe kjo është një kambanë e fortë alarmi.