E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varfëri ekstreme në Maliq. Lista e borxheve që nga 97

maliqDikur nje qytet industrial i njohur nga kombinati i sheqerit, tani Maliqi eshte nje bashki ku pjesa me e madhe e familjeve jetojne me te ardhura minimale. Burim kryesor mbeten listat e bashkise per ndihmen ekonomike, ku figurojne te regjistruar 277 famije. 286 të tjera marrin pagesa invaliditeti, por ka edhe shume nevojtare qe  mbeten jashte çdo lloj perfitimi social.

“Një pjesë e familjeve në qytet nuk plotësojnë kriteret për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike. Në një farë mënyre këto familje janë më keq se ato që trajtohen me ndihmë ekonomike, por për një dokument ligjor apo diçka tjetër nuk mund t’i trajtojmë dot. Shkurtimet e fondeve që bën qeveria çdo vit na bën që ne të dalim jashtë loje e të mos ndihmojmë dot familejt që kanë vërtet nevojë për këto fonde“- tha Gëzim Toptiu, kryetar i Bashkisë Maliq, për “AS”.

Listat e borxhlinjve ne dyqane datojnë që nga viti 1997, ndërsa tregtarët e vegjël shohin me shqetesim llogarite./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›