Varfëria, 9% e shqiptarëve jetojnë me ndihmë ekonomike
TIRANE - Mijëra familje shqiptare bukën e gojës e fitojnë nëpërmjet ndihmës ekonomike. Sipas të dhënave nga Shërbimi Social Shtetëror, rreth 9% e numrit të familjeve në rang vendi trajtohen me ndihmë ekonomike. Ku zonat me varfërinë më të lartë janë veriu dhe verilindja e Shqipërisë. Në këto zona ndodhet dhe përqindja më e madhe e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike nga shteti. Në krye të listës renditen rrethe si Kukësi, ku gati gjysma e familjeve në këtë rreth e kalojnë muajin me më pak se 8 mijë lekë, më pas vjen Shkodra, Lezha dhe Elbasani. Ndërkohë që për Shërbimin Social problem mbetet përfitimi pa të drejtë i pagesës së ndihmës ekonomike nga mijëra familje. Sipas drejtorit të pagesave në kesh pranë Shërbimit Social Shtetëror, Leonard Strazimiri, gjatë dy muajve të parë të 2013 është vënë re një shtim i numrit të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, po ashtu nga kontrollet që janë bërë gjatë dy muajve të parë është verifikuar se 207 familje e përfitonin ndihmën ekonomike pa të drejtë si dhe 36 persona merrnin pagesën e paaftësisë në mënyrë abuzive. Sipas Strazimirit, kontrollet për zbatimin e ligjit dhe përfitimit të atyre që u takon realisht ndihma ekonomike do vijojnë. Ndër të tjera, ai ka sqaruar se përgjegjës për futjen në skemën e ndihmës të familjeve që nuk u takon kjo pagesë është pushteti vendor.
VARFËRIA
8 mijë lekë ose 80 mijë lekë të vjetra është një shumë simbolike për disa persona, ndofta me kaq pak lekë dikush mund të blejë një këmishë, një palë këpucë apo të ha një darkë jashtë. Por për mijëra familje në veri, por dhe në verilindje të Shqipërisë do të thotë të kalosh një muaj të tërë. Ushqim, veshmbathje, ilaçe, të mbash shtëpinë dhe shumë gjëra të tjera këto familje janë të detyruara t'i kryejnë vetëm me 8 mijë lekë. Në shumë rrethe të veriut gati gjysma e familjeve trajtohen me ndihmë ekonomike, pasi nuk kanë të ardhura të tjera. Sipas të dhënave, numrin më të lartë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike e ka qyteti i Kukësit. Drejtori i pagesave në kesh pranë Shërbimit Social ka bërë të ditur se rreth 9 për qind e familjeve në rang vendi trajtohen me ndihmë ekonomike. "Numri më i madh i familjeve që trajtohen në skemën e ndihmës ekonomike është i përqendruar në zonat veriore dhe verilindore të vendit, ku shpërndahet dhe masa më e madhe e fondeve të akorduara për këtë program. Mund të themi se nga 1.150.445 familje në rang njësish administrative, në shkallë vendi, 101.747 prej tyre janë trajtuar në skemën e ndihmës ekonomike në muajin janar 2013, ose e shprehur në përqindje rreth 8.8% e familjeve në shkallë vendi trajtohen në këtë skemë. Siç e shohim, kemi një rritje të numrit për 1709 familjesh në krahasim me muajin dhjetor 2012, ku u trajtuan rreth 100.038 familje në skemën e ndihmës ekonomike. Por dua të theksoj se kjo gjë është totalisht përgjegjësi e pushtetit vendor", -sqaroi Strazimiri. Ndihmë të plotë ekonomike marrin përafërsisht 31 mijë familje ndërsa të pjesshme rreth 69 mijë.
ABUZIMET
Abuzimet me ndarjen e pagesave sociale, kryesisht të ndihmës ekonomike, nuk kanë të ndalur. Janë me mijëra familjet që çdo vit largohen nga kjo skemë, pasi përfitojnë në mënyrë abuzive duke mos përmbushur kriteret e përcaktuara në ligj. Kjo problematikë është ngritur disa herë nga Shërbimi Social Shtetëror, të cilët bëjnë përgjegjës për këtë abuzim këshillat e bashkive dhe komunave. Gjatë dy muajve të parë të viti 2013 skema e ndihmës ekonomike u spastrua nga dhjetëra familje që trajtoheshin pa të drejtë. "Për këtë periudhë janë kontrolluar 33 njësi të qeverisjes vendore. Nga këto kontrolle janë konstatuar rreth 207 raste me një efekt financiar 779.000 lekë, ku familjet në skemën e ndihmës ekon-omike e përfitonin në mënyrë abuzive dhe jashtë kritereve këtë pagesë, gjithashtu janë konstatuar dhe 36 raste të padrejta të pagesës së personave me aftësi të kufizuar, me një efekt financiar prej 829.000 lekësh", - ka deklaruar drejtori i pagesave në SHSSH, Strazimiri. Sipas tij, masa ndëshkuese janë marrë edhe për personat përgjegjës. "Për personat përgjegjës janë propozuar gjithsej 10 masa administrative, 2 largim nga detyra dhe 8 gjoba me nga një dhe dy paga", - sqaron ai.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)