Llogaritë e Partisë Socialiste, sa fitoni nga taksa progresive
TIRANE - Partia Socialiste ka nisur një fazë të re të prezantimit të programit të saj. Në adresën e tij në 'Facebook', kreu socialist Edi Rama ka hapur dje një aplikacion që konkretizon zbatimin e taksës progresive për çdo pagë.
Duke vendosur në dritaret e këtij aplikacioni pagën tënde, automatikisht të llogaritet se sa taksa mbahen nga taksa e sheshtë që aplikon qeveria aktuale dhe sa taksa do të mbahen nga taksimi i ri që Partia Socialiste kërkon ta aplikojë pas ardhjes në pushtet. Më poshtë jepen të dhëna se sa janë paratë që mbahen në çdo muaj më pak dhe përfitimi që ka i punësuari në vit nga aplikimi i taksës progresive, ose taksës së ndershme, siç po e artikulon Partia Socialiste kohët e fundit. “Partia Socialiste beson te taksimi i ndershëm. Kush fiton më shumë, do të paguajë më shumë, e kush fiton më pak do të paguajë më pak. Me taksën e sheshtë Kryeministri në ikje paguan më pak taksa se një mjek, infermiere apo arsimtar. Me taksimin e ndershëm, 95% e qytetarëve shqiptarë do të paguajnë më pak taksa. Këtu ju mund të llogarisni fare thjesht sesa do të përfitoni çdo vit nga taksimi i ndershëm që propozon Partia Socialiste”, shkruan Rama në fillim të këtij aplikacioni. Në fund të këtij aplikacioni, çdokush që përllogarit taksimin e pagës së tij, merr një “faturë” premtimi me firmën e Edi Ramës për shumën vjetore që do t’i kursejë taksimi i tij i PS pas 23 qershorit. Në këtë mënyrë, ai premtim bazë mbi të cilin mbështeti të gjithë programin dhe fushatën e saj PS-ja bëhet më konkrete dhe më e personalizuar për çdo individ që merr një pagë. Taksimi progresiv i PS do taksojë që me hyrjen në fuqi pagat e më pas pritet që të taksohet dhe biznesi përmes dy niveleve, por kjo pasi qeveria e re dhe sipërmarrja të jenë ulur dhe të kenë diskutuar rreth kësaj. Aktualisht, të gjitha pagat taksohen me një masë të barabartë prej 10%, ndërsa socialistët do të taksojnë më shumë pagat e larta dhe më pak pagat e ulëta. Për pagat 35000 lekë të rinj, sot me taksën e sheshtë mbahen 3500 lekë në muaj, ndërsa me taksën e socialistëve ajo do të taksohet 250 lekë të rinj, me një përfitim vjetor prej 39000 lekësh. Për pagën 55 mijë lekë të rinj, sot mbahen nga taksa e sheshtë 5500 lekë në muaj, ndërsa me taksën e ndershme do të mbahen 1350 lekë, dhe përfitimi vjetor nga kjo taksë do të jetë 49800 lekë. Për pagat e larta, 100.000 lekë të rinj, sot mbahen 10 mijë lekë të rinj në muaj, ndërsa me taksën progresive do të mbahen 4650 lekë në muaj dhe përfitimi vjetor do të jetë 64.200 lekë.
PROPOZIMET
Skema e Partisë Socialiste për taksimin e pagave ka pësuar edhe ajo ndryshime që prej propozimit fillestar. Pas propozimit të qeverisë për vendosjen e përjashtimit nga tatimi i sheshtë i pagave deri në 30 mijë lekë, edhe PS ka modifikuar tatimin e vet progresiv mbi pagat. Deputeti Arben Ahmetaj ka propozuar në Kuvend një tjetër tabelë për tatimin e pagave, ku tatimi progresiv nuk fillon mbi pagat 20 mijë lekë, por mbi pagat 30 mijë lekë në muaj. Në programin e vet të shpallur, PS parashikonte që tatimi progresiv të fillonte mbi pagat 20 mijë lekë dhe të vazhdonte progresivisht deri në 20 për qind për pagat mbi 150 mijë lekë. Formula e re e socialistëve përshtatej me formulën e qeverisë për pagat deri në 30 mijë lekë. Sipas variantit të ri, edhe PS nuk i takson këto paga. Ndryshimi tjetër thelbësor është për nivelin tjetër të pagave. PS ka rritur ndjeshëm shtresën që lehtësohet nga tatimi progresiv. Në variantin e parë, kush kishte pagë mbi 70 mijë lekë në muaj do të taksohej më shumë se 10% që paguan tani. Në variantin e ri të saj, kjo shumë arrin në 140 mijë lekë. Pra, kush ka një pagë nën këtë vlerë, do të paguajë më pak tatim mbi të ardhurat, në rast se PS fiton zgjedhjet. Por, nuk është vetëm ky ndryshimi. Në variantin e parë, taksimi progresiv vazhdonte deri në pagat 150 mijë lekë në muaj. Kush kishte pagë mbi këtë vlerë, do të paguante 20%. Pritet që kjo masë të pasqyrohet në aplikacionin e ri të PS online në ditët në vijim.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)