Varferia dhe erresira vrasin kater femije

Kater femije te nje familjeje kane vdekur te asfiksuar nga gazrat qe jane cliruar si rezultat i djegies se nje televizori dhe nje tavoline nga qirinjte e lene ndezur per te thyer erresiren e prodhuar nga OSSH-ja. Nena 30-vjecare e femijeve punonte naten ne nje lokal ne Tirane dhe kur eshte kthyer nga puna rreth ores 02.30 i ka gjetur te katert femijet e saj pa jete ne shtepine me nje dhome dhe ne mjerim te plote. Suzana Xheka nuk i ka besuar rese se zeze dhe hijes qe thote se iu shfaq per pak caste ndersa kthehej nga puna. Terri ogurzi bllokoi ndricimin ne superstrade per pak dhe me pas gjithcka u kthye ne normalitet deri ne perfundim te rruges. Atehere 30-vjecarja kuptoi se gjema e saj sapo kishte filluar. Ka thirrur djalin e madh Bertin se e kishte gjumin e lehte per ti hapur deren por nuk ka marre pergjigje. Eumlshte afruar prane dritares nga ku ka pare nje cope xhami te thyer. Ka filluar te therrase femijet dhe te thyeje dritaren e vjeter nga ku ka vershuar nje afsh i ngrohte i mbetur nga zjarri qe kishte shkrumbuar televizorin dhe tavolinen. Banoret e kesaj zone te Sukthit tregojne se ne lagje nuk ka pasur energji elektrike gje qe ka detyruar femijet te ndezin qirinjte te cilet jane shkaktare fizike te tragjedise se nisur me heret nga konfliktet e dhunshme mes prinderve.
Robert Vilson Kasandra dhe Nertila Xheka perkatesisht 12 10 8 dhe 6 vjec qe u ndane nga jeta ne oret e para te dites se enjte kishin ardhur pak vite me pare nga rrethi i Dibres ne Sukth te Durresit se bashku me prinderit ne kerkim te nje jete me te mire. Problemet familjare dhe varferia kishin thelluar krizen mes prinderve te tyre duke i cuar drejt ndarjes. Ne perpjekje per te siguruar ushqimin e perditshem nena e femijeve punonte ne oret e vona duke i lene vetem pa kujdestari kater femijet e vet. Ne gjendje te rende psikike ajo eshte derguar per ndihme mjekesore ne spital ne morgun e te cilit kane qendruar per disa ore edhe trupat pajete te femijeve. Me pas xhaxhai i tyre me banim ne Tirane ku jeton dhe Besim Xheka babai i ka terhequr kufomat pa dijenine e nenes per tu bere sherbimet e fundit. Ndersa shtepia njedhomeshe ne Sukth ka mbetur bosh e braktisur ne dhembjen dhe mjerimin qe transmeton e rrethuar nga pellgjet e ujit dhe balta e krijuar prej shirave. Ne krye te deres qendron cinik matesi i energjise elektrike. Ekspertet e keqyren per minuta te tera dhe ate. Pak metra me tutje fqinjet vazhdojne te komentojne dhe derdhin lot per cka ndodhi. Fajesojne mungesen e dritave qe i detyroi femijet te ndricohen nga qirinjte e te mbyten prej tyre fajesojne edhe pushtetin lokal qe nuk i mbeshtet familjet e varfra fajesojne edhe prinderit qe me konfliktet mes tyre cuan ne lenien jashte vemendjes kujdestarise se femijeve. Me tej gjykojne e paragjykojne. Nuk lene jashte komenteve dhe ftohtesine qe ka pllakosur mes njerezve dhe ne raste fatkeqesish. Secili shikon punen e vet dhe nuk i gjendet tjetrit ne hall.
Sa e lehte eshte te gjykosh nga jashte Ne spital te koka e se bijes Suzanes qendron Hajrie Shahini nena e saj dhe gjyshja e femijeve. Tregon se burri i Suzanes prej muajsh i kishte braktisur femijet dhe nuk kujdesej per ta. E bija perpiqej tu siguronte me veshtiresi jetesen duke punuar me dite ne lokale te ndryshme. Punen e fundit e kishte siguruar prej nje jave e gjysme. Nje dite me pare kishte vendosur te rrinte ne shtepi. Nuk ndihesha mire po Berti erdhi dhe me tha Ti po rri ne shtepi se ke hallin tone Mos u shqeteso mund te rrime vetem ik ne pune. E nxitur nga nevoja per te siguruar te ardhura gruaja e re nga Selishta e Dibres e martuar qe 15 vjece per shkak dhe te nje historie familjare vdekjes se babait te saj ka marre siguri nga fjalet e djalit te madh qe ne janar te vitit te ardhshem do te mbushte 13 vjec. Suzana tregon se i shoqi nuk arrinte te siguronte minimumin jetik per ta dhe e kishte te veshtire te pranonte qe ajo punonte. Konfliktet kane qene dhe te dhunshme midis tyre. Nje fqinj deklaron se Besimi 44-vjecar u detyrua te largohet nga shtepia pasi e shoqja e denoncoi ne polici. Pertej ketyre rreth ores 19.30 te se merkures pasi u ka dhene te hane ushqim Suzana eshte larguar per te punuar. Ne kthim nuk i ka gjetur me.