E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthejne dukatasit perleshje me policine ne Orikum e Karaburun

Arrestohen 13 veta plagosen disa police

Qeveria nuk plotesoi asnje nga kerkesat e banoreve te Dukatit dhe Orikumit duke rikthyer keshtu protestat ne zone. Por kesaj here protestat nuk kane qene aspak te ngjashme me ato te meparshmet. Qendresa e forte e policise per te mos lejuar bllokimin e rruges nacionale ka shtuar inatin e dukatasve qe kane perdorur gjithcka pervec armeve per te realizuar qellimin e tyre duke plagosur edhe disa punonjes policie.

Protesta e nisur ne mengjes heret ishte njoftuar nga banoret e Dukatit dhe Orikumit me nje shkrese zyrtare drejtuar Policise se Vlores. Megjithese njoftimi ishte i zakonshem policia kishte informacione se protesta e radhes do te ishte e jashtezakonshme ndaj edhe masat e marra kane qene te tilla.

Ka qene ora 07.20 kur rreth 150 banore te Dukatit dhe te Orikumit filluan te leviznin pergjate ures se Izvorit me qellimin per ta bllokuar ate. Dhjetera automjete kane mbetur te bllokuara nga kjo situate e cila ka zgjatur per me shume se 35 minuta kur dhe policia ka nderhyre per te shperndare protestuesit. Shperndarja e protestuesve ka sjelle edhe incidentet e para. Policet e Komisariatit te Vlores nuk e kane kursyer forcen per te zhbllokuar rrugen dhe per shkak te pergjigjes me te njejten forme nga protestuesit kane prangosur disa prej tyre. Por pas shoqerimit ne polici te 13 protestuesve situata ka dale jashte kontrollit.

Qytetaret kane nisur te hedhin gure kunder forcave te policise. Per rreth pese minuta forcat e policise jane detyruar te sprapsen ndersa protestuesit kane perfituar nga distanca e krijuar per tu larguar me vrap nga rruga e per tu riorganizuar me pas ne qender te fshatit Dukat.

Ne fshat njerezit kane zhvilluar nje mbledhje njeoreshe te kuvendit te Dukatit nga e cila kane dale me vendimin per bllokimin e rruges kryesore qe lidh Vloren me Saranden. Rruga do te mbahej e bllokuar deri ne lirimin e personave te arrestuar. Por policia nderkohe kishte shtuar forcat ne terren dhe ishte perqendruar pikerisht ne vendin ku banoret e Dukatit bllokuan rrugen ne muajin gusht.

Protestuesit kesaj radhe te shtuar ne numer dhe kryesisht te rinj kane preferuar ti ngjiten malit te Karaburunit per ti dale nga lart policise e cila ndodhej ne rruge per te mos lejuar qe te bllokohej ky aks.

Ne momentin kur nje grup efektivesh te FNSH-se po ngjiteshin ne mal per te shperndare protestuesit e armatosur me shufra hekuri dhe gure mbi ta ka filluar sulmi. Duke pasur terrenin ne disfavor 20 efektivet e FNSH-se jane detyruar te terhiqen me disa te plagosur.

Nderkohe ne pjesen jugore te malit disa punonjes te policise kane filluar te gjuajne ne ajer me arme per te trembur banoret si dhe kane hedhur bomba me gaz lotsjelles. Por as krismat as gazi nuk i ka shperndare dukatasit te cilet kane provuar disa here deri pasdite te bllokojne rrugen nen thirrjet Dukati per djemte djemte per Dukatin. Ne nje moment disa prej te rinjve kane arritur te zbresin deri ne rruge dhe te krijojne nje barrikade me gure qe eshte hequr shpejt nga policia. Deri ne mbremje dukatasit kane qendruar ne mal te bashkuar per te mos lejuar policine te kryeje arrestime.

Pas grumbullimit te dukatasve ne mal policia ka ushtruar kontrolle ne zonen e ures se Izvorit dhe ka gjetur poshte saj nje arke me shishe te mbushura me benzine dhe me fitila te cilat do te perdoreshin nga protestuesit per te goditur policine. Po ashtu eshte bllokuar nje kamioncine ne karrocerine e se ciles ishin ngarkuar me shume se 30 goma te perdorura te cilat sipas policise ishin te lyera edhe me benzine dhe do te digjeshin nga protestuesit ne rruge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›