Varhelyi takon kryeministrin Rama para nisjes së Samitit

Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi përpara Samitit është takuar me kryeministrin Rama. Nëpërmjet një postimi në Twitter ai njofton se në Samit do të diskutohet mbi zbatimin e planit Ekonomik dhe planin e investimit si dhe mbi Samitin e Berlinit i cili do të mbahet më 5 korrik. “Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama.Sot ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga Komisioni Evropian si dhe do të diskutojmë mbi Samitin Berlinit me udhëheqësit e rajonit më 5 korrik.”njofton ai.
Gjithashtu Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim bilateral edhe me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija si dhe me Ana Brnabić, kryeministren e Serbisë.
Drejtuesit e Samitit do të jenë kryeministri Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi të cilët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për mediet pas punimeve të samitit.