Zgjedhjet në Durrës të vlefshme, Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë për qarkun e 5-të

Durrësi bëhet qarku i 5-të ku vuloset rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit, nga 9 të kontestuara nga opozita. Pavarësisht se i ka konsideruar vendime të paracaktuara dhe të njëanshme ato të Kolegjit Zgjedhor, opozita shpresoi deri në fund për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit. Durrësi u bë qarku i 5 nga 9 të kontestuar, ku zgjedhjet vulosen si të vlefshme, teksa padia e demokratëve u konsiderua sërish nga trupa e Kolegjit Zgjedhor si pa bazuar në prova. Të enjtjen Kolegji do të jap vendim edhe për zgjedhjet në qarkun e Shkodrës dhe Korçës. Më parë janë rrëzuar paditë e partive politike për Beratin, Gjirokastrën, Korçën dhe Tiranën. Me refuzimin e kërkesës së PD për pavlefshmëri, Kolegji Zgjedhor ‘vulosi’ sot edhe rezultatin e Qarkut të Tiranës, që bëhet kështu i katërti nga 9 qarqet e ankimuara në Kolegj.