Varieteti standard i shqipes dhe gegërishtja
20/12/2011 Ristandardizimi i gjuhës shqipe është një prej temave të diskutuara së shumti kohët e fundit nga gjuhëtarë dhe në media. Rishikimi i asaj që sot pranojmë si standarde dhe vlerësimi i asaj sesi përmbush funksionin e saj kanë qenë shpesh objekt i tryezave të debateve. Një prej çështjeve më “të nxehta” në këtë trajtim vazhdon të mbetet ajo e dialektit të veriut dhe ingranimit të tij në gjuhë jo me tërë vlerën dhe plotësinë e tij.
Pikërisht për këtë është organizuar dje një tryezë nga Instituti i Promovimit të Vlerave në Gjuhën Shqipe i drejtuar nga Primo Shllaku, e quajtur “Gegnishtja sot”. Të pranishëm në debat ishin me kumtesat e tyre gjuhëtarë dhe njerëz të letrave, një pjesë e elitës sonë intelektuale të lidhur shpirtërisht me gegërishten, por jo vetëm. Përmes kumtesave secili prej tyre ka përcjellë idenë e tij lidhur me atë se si duhet të rishikohet gjuha shqipe sot dhe rivlerësimin e gegërishtes. Ndërkohë që nuk kanë munguar dhe zërat oponentë nga të pranishmit, sado në minorancë.
Pothuajse të gjithë u shprehën të një mendjeje për atë se duhet të mbahet patjetër një kongres i ri i gjuhës shqipe ku të vlerësohet para së gjithash gegërishtja, fenomeni dhe dukuritë kryesore të saj. Sipas një prej gjuhëtarëve të pranishëm, hartues i Fjalorit drejtshkrimor të shqipes së 1972-it, ky fjalor nuk i ka trajtuar në mënyrë të thellë dhe të paanshme problemet. Kështu për shembull ka 2070 fjalë që nuk pranojnë ndërrimin e a-së fundore në ë.
Ndërkohë nga Mentor Quku, (ky i fundit njihet së shumti si studiuesi i Ndre Mjedës), kjo çështje u pa në prizmin e përdorimit të lirë të gjuhës dhe tabusë. Ai theksoi se në Kongresin e Gjuhës së ’72-it është bërë masakër gjuhësore. “Jam ndër ithtarët më të mëdhenj të gegnishtes dhe botoj në gjuhë letrare. Është shqetësim i përgjithshëm. Sa më lirë dhe pluralizëm gjuhësor, aq më e përparuar është gjuha. Duhet pranuar që populli shqiptar vuan nga prishja e ekuilibrave dhe ky ekuilibër duhet vendosur për të shkuar punët për së mbari”, u shpreh Quku. Sipas pjesës më të madhe prej të pranishmëve, gjuhës shqipe nuk i vjen e keqja nga ‘gegnishtja’ apo çdo formë tjetër dhe opinioni publik nuk duhet të ballafaqohet me surpriza si të vitit 1972, ku më shumë se 2/3 e opinionit publik iu desh të përballeshin me një gjuhë që s’i kishte kaluar etapat.
Ndërkohë një prej të pranishmëve në diskutim, jo si kumtues, restauruesi dhe studiuesi në fushën e ndërtimeve të vjetra, Emin Riza, pohoi se si një njeri jo i fushës, pra jo gjuhëtar dhe studiues i gjuhës, në kundërshtim me parafolësit, parapëlqen gjuhën letrare që sot kemi. “Shqipëria edhe pse dy pëllëmbë, në shekullin 18, 19 ka tipologji banese jashtëzakonisht të ndryshme. Kjo tregon parcializimin e trojeve shqiptare që është shkak që vetëm në 1912-ën Shqipëria shpalli pavarësinë. Njehtësimi për përparimin është i padiskutueshëm. E vetmja që s’duhet të ketë kufizim është letërsia. Gjuha e përbashkët është domosdoshmëri për shqipen dhe duhet të ketë një bazë të përbashkët, toskërishten”, thotë Riza, ndërsa shton se është dakord edhe për largimin e turqizmave nga shqipja, atëherë kur është e mundur.
Ndërsa për studiuesin Behar Gjoka, shoqëria shqiptare është e tillë që legalizon legalisht gjithçka. Ndaj ai e gjykon standardin e sotëm të gjuhës së përgatitur nga një gjuhë e letërsisë ideologjike.
Në fjalën e tij gjuhëtari Bahri Beci vijëzoi se në fakt problemi nuk është thjesht linguistik, por politik, historik, kombëtar etj. “Është një problem shqetësues. Ky problem ka 20 vjet që nuk diskutohet ndaj rrezik të konfrontohemi. Gjithë popujt e Evropës kanë standarde. Kjo nuk do të thotë se kultura ka humbur diversitetin. Problem është qëndrimi i mbajtur kundrejt gjysmës tjetër të gjuhës shqipe. Problemi themelor është se nuk i njohim problemet. Është tjetër realiteti, tjetër standardi. Është tjetër standardi dhe ajo se si funksionon gjuha. Akademia jonë duhet ta marrë seriozisht këtë problem. Duhet të formohet komision kombëtar dhe të mos ketë diferencim politik. Kjo ka ndodhur vite më parë dhe prapë po manipulohet në këtë punë. Është fjala për ta bërë gjuhën shqipe të nivelit evropian, jo për ta përmbysur atë”, vijoi Beci.
Ndërsa përkthyesi Zimo Krutaj dha mendimin e tij, duke dashur të vërë në dukje se ajo që duhet të ndreqet është devijimi historik i ’72-it, që ka të bëjë me paskajoren e shqipes (paskajorja e gegërishtes është gjithëpërfshirëse) dhe rivendosjen e fjalëve të gegnishtes që mungojnë në fjalor. Sipas tij janë pikërisht këto dy pika tek të cilat duhet ngulmuar.
Studiuesja Merita Sauku Bruci u ndal në traditën letrare si bazë për qenësinë e sotme. “Nuk mund të ketë gegnishte sot pa pasur traditë letrare gege e sot duhet kthyer përmes traditës letrare. Duhet përllogaritur dëmi konkret që erdhi nga masakra e ‘72-it. Janë mbi 40 vepra të pabotuara të etërve françeskanë. S’mund të flasim për gegnishten të përgjithësuar. Duhet njohur gjuha, vlera e tyre për kohën që kanë shkruar”, tha mes të tjerash Bruci.
Nga një prej të pranishmëve u hodh ideja e trajtimit dhe studimit edhe të shkrimit dhe gjuhës liturgjike në tërësinë e këtyre problemeve.
Debati u përmbyll nga gjuhëtarja Ledia Shamku Shkreli, e cila e trajtoi problemin nën dritën e lirisë dhe të fjalës. Sipas saj, ne nuk kemi një standard të gjuhës shqipe, por vetëm një varietet standard, që si i tillë duhet riparë sa herë e kërkojnë kushtet. “Këtu u tha që letërsia duhet të jetë e lirë, pjesa tjetër nuk është e lirë etj. Lirinë letrare e kemi fituar në ‘90-ën si të drejtë për ta ushtruar. Aktualisht është e lirë kur individi është në moshë madhore dhe zgjedh të shkruajë në gegnishte, toskërisht apo në zhargon. Duhet saktësuar se nuk është një standard i gjuhës, por një varietet standard i shqipes dhe pikërisht se është varietet duhet të ndryshojë sa herë koha të kërkojë. Nuk ka standard gjuha shqipe, por varietet standard. Lirinë e shkrimit letrar artistik sigurisht e kanë individët, jo si dikur. Letërsia është e lirë, nuk është ky problemi, por problemi është nëse këta individë kur vijnë në moshë madhore a janë gjuhësisht të lirë, a rriten gjuhësisht të lirë apo i ngjajnë atyre gjallesave në kopshtin zoologjik të rritur në kopshte kafazi?! Edukimi letrar nuk është i lirë dhe nuk është blasfemi dhe nuk po them gjë që nuk e kanë thënë të tjerë më parë”, tha mes të tjerash Shamku.
Ajo vuri theksin në atë se aktiviteti gjuhësor në shkollë shpërfillet. “Shqiptarët nuk janë gjuhësisht të lirë. Shkolla sot e gjithë ditën edukon vetëm me varietetin standard dhe çdo trajtim tjetër vjen në një formë që të vjen për të qarë. Si përfundim nuk jemi qenie të lira gjuhësore, nuk ka liri shkrimi në Shqipëri. Pengojeni, shpengojeni ka për të pasur probleme sërish me shkrimin shqip, do të jetë njëlloj pasi nuk rritemi gjuhësisht të lirë. ǒdomethënë leksiku është i hapur?! Nuk ka gjuha ndarje! Këto ia kemi vënë ne, “raca e gjuhëtarëve”, sikurse i kanë vënë gjeografët meridianët dhe paralelet, si shenja për të ditur se ku ndodhet anija. Këto ndarje i kemi vënë ne. Nuk mund të shndërrohen në pengesë të gjuhës rrjetat tona. Ne kemi thënë leksiku është ky, fonetika kjo. Fjalën nuk e fusim ne, por përdoruesit. Nuk e nxjerrim ne por përdoruesit. Nuk e thërrasim ne. Ne nuk bëjmë gjuhë, thjesht e këqyrim dhe mund të vlerësojmë cila është prirja që është për momentin më e shëndetshmja. Një njeri që fut fjalë nuk është gjuhëtar. Kanë nevojë për atë fjalë, ka një funksion dhe e fusin. Fjalët ndahen në duhet apo s’duhet”, vlerësoi Shkreli.