Skadon afati ligjor rrezikohet njohja e pronës per dosjet e mbetura
20/12/2011 Shtohet edhe numri i kërkesave nga subjektet pretenduese, për rivendosje në afat me vendim gjyqësor
Procesi i njohjes, 10 ditë nga përfundimi i afatit ligjor, nuk ka asnjë draft për shtyrje
Dosjet për njohje dhe kthim prone rrezikojnë të bllokohen. Shkak është bërë përfundimi i afatit zyrtar për këtë proces, të cilin qeveria e shtyu në fund të vitit të kaluar, deri më 31 dhjetor 2011. Kur kanë mbetur edhe më pak se 10 ditë nga përfundimi i këtij afati dhe skadimi i neni 24 të ligjit për kthimin edhe kompensimin e pronës, ende nuk ka një draft të përpiluar për të shtyrë këtë proces, apo ndonjë komunikim nga qeveria për të gjetur një zgjidhje.
Shtyrja e afatit
Janë një numër i madh dosjesh, të cilat presin të marrin përgjigje, për të cilat as zyra qendrore dhe as degët e Agjencisë së Kthimit të Pronave, të cilat tashmë janë suprimuar nuk kanë marrë vendime. Pas shkrirjes së tyre në muajt e parë të këtij viti, dosjet u grumbulluan të gjitha në zyrën qendrore të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por ky nuk ka qenë i vetmi angazhim ligjor i këtij institucioni. Madje vetë kreu i AKKP-së, në fillim të këtij viti ka shprehur volumin e madh të punës, në një intervistë për gazetën “Metropol”, lidhur me dhënien e përgjigjeve apo vendimeve për dosjet e mbartura nga vitet e kaluara. Sipas tij, trajtimi i kërkesave fillestare të subjekteve pretenduese është një nga prioritetet kryesore të AKKP-së. Në fakt ky është edhe procesi më i vështirë. “Vështirësitë konsistojnë kryesisht në mungesën e dokumentacionit të plotë provues, çka e vë administratën në vështirësi serioze të trajtimit të shpejtë të tyre. Në shumë raste janë hasur kërkesa, të cilat nuk kanë të administruar pothuaj asnjë dokument, i cili të vërtetojë të drejtën e pronësisë të subjektit pretendues, e madje as adresë të saktë të kërkuesit, çka e vonon dukshëm edhe trajtimin e dosjes. Një dukuri tjetër e vërejtur kohët e fundit është edhe shtimi i numrit të kërkesave të reja të subjekteve pretendues, kërkesa të cilat janë rivendosur në afat nëpërmjet një vendimi gjyqësor. Vetëm për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2010 numri i tyre është mbi 300, e duke pasur parasysh detyrimin që AKKP të shprehet me vendim për secilën prej tyre, nëse vazhdojnë këto ritme, mund të rrezikohet edhe respektimi i afatit të përmbylljes që është 31 dhjetori i këtij viti”, - është shprehur Elvis Çefa, kreu i AKKP-së. Ndërkaq, në programin afatmesëm për vitet 2012-2014, qeveria pretendon se mund të ketë një shtyrje të afatit, dhe nëse ndodh një gjë e tillë për vitin 2012 parashikohet dhënia e përgjigjeve për rreth 700 dosje. “Përfundimin e procesit të njohjes dhe kthimit të pronës në rastin e shtyrjes së afatit ligjor të ligjit nga Parlamenti, shqyrtimin e 700 kërkesave të trajtuara nëpërmjet vendimmarrjes për dosjet e mbartura nga ish-ZRKKP në qarqe, shtimin e ritmit të punës për mbylljen e 250 dosjeve ankimore të mbartura për trajtim nga ish-zyra Qendrore e AKKP-së shqyrtim e kërkesave/ankesave të reja, të depozituara rishtazi pranë këtij autoriteti, brenda afateve kohore të përcaktuara në ligj”, - theksohet në dokumentin zyrtar që hyri në fuqi para pak ditësh, pas botimit në Fletoren Zyrtare. Gjithsesi, kreu i AKKP-së, pranon se kjo është sfida e ardhme për AKKP-në pikërisht ekzekutimi në masë të plotë i gjithë atyre vendimeve të dhëna në vite, të cilët parashikojnë njohjen e së drejtës së kompensimit ndaj subjekteve të shpronësuara, për pronat, kthimi fizik i të cilave ka qenë i pamundur.
Historiku
Nga fillimi i procesit në vitin 1993 e deri më sot rezulton të jenë dhënë në shkallë vendi mbi 55 000 vendime për njohjen e së drejtës së pronësisë, kthimin e pronës dhe njohjen e së drejtës së kompensimit, për rreth 43 000 subjekte tё shpronësuara. Pra, tashmë ky proces mund të thuhet se është drejt fundit të tij e në këtë kontekst, pranimi i kërkesave të ish-pronarëve për njohje, kthim dhe kompensim kishte si afat të fundit ligjor datën 31 dhjetor 2008. Me ndryshimet e ligjit në vitin 2006, Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronës u suprimua për të krijuar Agjencinë e Kthimit dhe të Kompensimit të Pronës, e cila së bashku me zyrat e rajonale në qarqe u vunë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, për të siguruar një organizim të centralizuar, efektiv dhe shpejtësi në procesin vendimmarrës, i cili nga eksperienca e mëparshme e Komitetit Shtetëror kishte rezultuar joefikas. AKKP funksion si organ monokratik që drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm. Edhe Agjencia kishte nën varësi Zyrat Vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në secilin qark të vendit, si dhe kompetenca rishikimi ndaj vendimeve të dhëna nga këta të fundit, por në raste të caktuara edhe ndaj vendimeve të dhëna nga ish-Komisionet paraardhës të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave. Aktualisht, me ndryshimet e vitit 2009 të ligjit nr. 9235/2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", zyrat rajonale të AKKP-së në qarqe janë suprimuar dhe i gjithë procesi administrativ i shqyrtimit dhe vendimmarrjes është përqendruar në AKKP në Tiranë.
Kompensimi fizik i pronarëve
Kompensimi fizik i subjekteve të shpronësuar nuk ka filluar ende masivisht për arsye se ende nuk ka përfunduar identifikimi dhe përcaktimi përfundimtar i fondit për kompensim fizik për shkak të pamundësisë objektive. Identifikimi i këtij fondit kërkon që në radhë të parë të përfundojnë: regjistrimi fillestar i pasurive që ofron garantimin e titullit të pronës; legalizimi i zonave informale, informatizimi dhe transferimi i pronës publike pranë njësive të qeverisjes vendore; privatizimi i objekteve shtetërore; administrimi i pyjeve dhe kullotave; përfundimi i planeve rregulluese urbanistike në zonat bregdetare etj. Përfshirja e këtyre proceseve paralele, kërkon gjithashtu një koordinim eficent ndërinstitucional në mënyrë që procesi të përparojë me saktësi dhe shpejtësi.
Skema për kompensimin në të holla
Aktualisht po procedohet për kompensimin në të holla të subjekteve të shpronësuara synon të ofrojë kompensim të plotë në masën 100% sipas vlerave në hartën e vlerës së tokës të miratuar për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Qeveria shqiptare po studion përcaktimin e një skeme të re kompensimi që mund të jetë realisht e aplikueshme për të ofruar zgjidhje konkrete e reale për një afat të caktuar, si dhe me një kosto të përcaktuar financiare. Për realizimin e skemës së re të kompensimit dhe duke pasur në vëmendje konstatimet e bëra nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (lidhur me ekzekutimin e vendimeve të ish-KKKP të dhëna në vite), qeveria shqiptare ka hartuar strategjinë sektoriale të çështjeve të pronësisë, e cila pritet të miratohet gjatë vitit 2011, si dhe planveprimi "Për zgjidhjen e problematikës së çështjeve të pronësisë e identifikuar në memorandumin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës" në kuadër të kësaj strategjie, mbi bazën e të cilave po punohet për të marrë një sërë masash, ligjore, institucionale, strukturore. Ky planveprimi, me anë të cilit është bërë përcaktimi i detajuar i masave ligjore, administrative, buxhetore, që kanë të bëjnë me zgjidhjen e këtyre vështirësive dhe pengesave, të shoqëruara sipas afateve kohore konkrete dhe kostos financiare të realizimit të tyre, është miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.350, datë 29.4.2011.
LIGJ Nr. 9235, datë 29.7.2004
PER KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONES
Neni 23
Fondi i kompensimit
1. Për zbatimin e kompensimit financiar krijohet Fondi i Kompensimit të Pronave. Ky fond përbëhet nga të ardhurat buxhetore, nga të ardhurat e krijuara nga ky ligj, të ardhurat e realizuara nga shitja me ankand e pasurive shtetërore, për të cilat nuk ka vendim të dhënë nga komisionet e kthimit dhe kompensimit të pronave dhe të ardhura nga donatorë të ndryshëm.
2. Duke filluar nga viti 2005 dhe për një periudhë 10-vjeçare resht, Kuvendi, për propozimin e Këshillit të Ministrave, cakton Fondin e Kompensimit, i cili administrohet nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për kompensimin në të holla të subjekteve të shpronësuara. Për periudhën nga njohja e së drejtës së pronësisë deri në marrjen e shpërblimit në formën e kompensimit në të holla, subjekti i shpronësuar përfiton edhe interesin bankar, sipas mesatares vjetore të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë.
3. Bazuar në vendimet e komisioneve vendore ose të gjykatave dhe sipas një radhe të përcaktuar nga vetë ai, Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ndan Fondin për Kompensimin në mënyrë proporcionale.
Neni 24
Afati i përfundimit të procesit
Procesi i njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme përfundon deri në datën 31.12.2011, me përjashtim të kryerjes së pagesës së kompensimit, e cila duhet të përfundojë në afatin e parashikuar në nenin 23 të këtij ligji.