E Diel, 1 Nëntor 2026

Varret LSI Te shkarkohet prefekti

Levizja Socialiste per Integrim eshte treguar radikale persa i perket ceshtjes se varreve te Boboshtices duke kerkuar shkarkimin e menjehershem te prefektit te Korces dhe kryetarit te komunes Boboshtice.

Sipas kryetarit te Komisionit te Ligjeve dhe anetarit te kryesise se LSI-se Spartak Braho ky vendim duhet te merret si pasoje e qendrimit indiferent te mbajtur nga keta dy zyrtare ne lidhje me kete ngjarje te rende.

Ne i bejme thirrje organeve me te larta te shtetit te marre masa te ashpra ndaj qendrimit pasiv dhe aspak ne permbushje te ligjit te prefektit te Korces i cili duhet shkarkuar. Jane shkelur rregulla te bashkejeteses normale por edhe trajtimit normal te atij territori tha Braho.

Nderkohe debati per varrezat e Boboshtices ka shkaktuar reagim edhe nga kreu i cameve Shpetim Idrizi i cili kerkoi venien perpara drejtesise te personave pergjegjes per kete akt barbar.

Nuk eshte fajtor muratori i Boboshtices qe per para apo per vize pranoi te dhunonte te paret e vet por Greqia fqinje apo qarqet ultranacionaliste e ngaterrojne ceshtjen e ushtareve te rene me ngjarjet e Vorio Epirit tha Idrizi.

Por teksa LSI dhe PDU kane patur ne fokus ngjarjen e Boboshtices kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ashtu si nje dite me pare gjate konferences per shtyp ka shmangur prekjen e ketij skandali. Perkundrazi zoti Dule kundersulmoi duke i kujtuar qeverise ceshtjen e regjistrimit te popullsise mbi baza fetare dhe etnike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›