Lezhe aksident ne superstrade
Nje tjeter aksident i rende automobilistik u shenua ne aksin superstrade Gurez si pasoje e te cilit ka gjetur vdekjen shtetasi Frrok Bilaci nga fshati Manati Lezhe rreth 50 vjec si dhe ka mbetur i plagosur kryetari i komunes Kacinar Kastriot Ndoj 37 vjec.
Aksidenti ne fjale ka ndodhur ne nje kthese ndersa nje automjet me targa te Lezhes te cilin ishte drejtues viktima si dhe pasagjer i demtuari eshte perplasur me nje kamion.
Menjehere ne vendngjarje ka shkuar ambulanca per ti ardhur ne ndihme te demtuarve por mesohet se Bilaci ka gjetur vdekjen e menjehershme ndersa eshte marre per ndihmen e pare mjekesore Kastriot Ndoji.
Uniformat blu kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe po punojne per sqarimin e plote te rrethanave dhe shkaqet e aksidentit.