E Diel, 1 Nëntor 2026

Varrezat e ushtarëve grekë do të paguhen nga qeveria shqiptare

Varrezat që do të ngrihen në Dropull dhe Këlcyrë për ushtarët grekë, sipas të përditshmes Panorama, do të paguhen nga ana e qeverisë shqiptare.

Mësohet se qeveria shqiptare do të paguajë truallin në të cilin do të ndërtohen këto varreza.

Ministria e Mbrojtjes të përballojë shpenzimet për shpronësimet e trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, thuhet në një vendim të qeverisë.

Me urdhër të kryeministrit do të caktohen ekspertët që do të jenë pjesë e komitetit të përbashkët për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes do të organizojë, së bashku me palën greke, ceremoni përkujtimore më 28 tetor të çdo viti.

Nga ana e saj, Ministria e Financave do të marrë masat për përjashtimin e të gjitha detyrimeve doganore të mjeteve që do të përdoren për këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›