E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Po pengohen qëllimisht zgjedhjet në komunën Shalë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka akuzuar sot KZAZ-në e komunës Shalë në Shkodër, e cila kryesohet nga anëtarët e opozitës se po pengon qëllimisht zgjedhjet në këtë komunë.

Në një konferencë për shtyp zëdhënësi Leonard Olli ka theksuar se KQZ-ja me shqetësim ka konstatuar se përgatitjet për zgjedhjet se së djelës në komunën Shalë nuk janë në nivelin dhe parametrat e duhura pasi KZAZ-ja nuk po kryen detyrat e parashikuara në kodin zgjedhor.
 

“Edhe pse PD-ja dhe LSI-ja kanë prezantuar kandidatët për anëtarë të komisioneve të qëndrave të votimit, KZAZ-ja nuk ka kryer emërimet e tyre ndërkohqë që dy subjektet e tjera PS dhe PBDNJ nuk i kanë paraqitur fare ata” ka theksuar Olli ndërsa ka shtuar se kjo është një tentativë e pastër që mos të zhvillohen zgjedhjet në komunën Shalë.

Ai ka theksuar gjithashtu se baza materiale nuk ka shkuar ende në qendrat e votimit duke kjo sipas tij është tentativë e pastër për të bllokuar qëndrat e votimit.

“Nëse ndodh atëherë nuk do të zhvillohen zgjedhjet. KQZ-ja nuk do të tolerojë moszhvillimin e zgjedhjeve në Shalë pasi kjo komunë po mban peng përfundimin e procesit zgjedhor të 8 majit” ka shtuar Olli.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me raportin e OSBE/ODIHR-it, Olli theksoi se një ndër pikat më të forta të raportit është neglizhenca dhe mosrespektimi i ligjit nga subjektet politike. Sipas tij pesha e fajit i ka kaluar KQZ-së ndërkohë që janë partitë politike ato të cilat kanë vonuar në mënyrë të papërgjeshme zgjedhjet . Ai ka shtuar se KQZ-ja do ta japë mendimin dhe opinion e saj në momentin që zgjedhjet vendore të kenë përfunduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›