Varrezat murale, katolikët pro ndërsa myslimanët kundër

Ideja e bashkisë për varrezat murale në tiranë ndan në 2 qëndrime komunitet fetare. Nëse katolikët janë plotësishtë OK një projekti të tillë, muslimanët e konsiderojnë një mënyrë të tillë varrimi si cënim të dinjitetit njerëzor. Don Gjergj Meta përfaqësues i komunitetit katolik dhe Hafiz Shaban Saliaj, myftiu i Tiranës japin argumentin e tyre.
“Ne jemi dakort për varrezat murale. Kjo praktikë ndiqet në të gjithë vendet e zhvilluara siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia e Franca. Në këtë mënyrë do të shihni se do të merrte fund kaosi i vendeve në varreza. Mënyra e varrezave murale nuk nëmëkëmbë denjitetin njerëzor” theksoi përfaqësues i komunitetit katolik
“Ne nuk jemi dakort me krijimin e varrezave murale. Duam që i vdekuri të respektohet siç e merioton dhe kjo do të humbiste dinjitetin njerëzor. Zgjidhja, që sipas nesh, mund të japë bashkia është gjetja e pronave në periferi të Tiranës dhe kthimin në vend varreze” theksoi myftiu i Tiranës.
Të njëjtin qëndrim të kundërt të dy komunitetet kanë edhe për kreminin, pra djegien e të vdekurve.
Edhe për djegien e trupit të njeriut nuk jemi kundër. Edhe kjo është një formë që mund të përdoret dhe që nuk cënon respektin e familjarëve ndaj atyre që kanë ndërruar jetë” shtoi Don Gjergj Meta.
"Nuk jemi as për djegien e trupit të njeriut. Për ne, për të nderuar të vdekurit, duhen vetëm varre” ka shtuar myftiu Saliaj .
Pak ditë më parë, bashkia e Tiranës në pamundësi për të gjetur tokë për të vdekurit hodhi idenë për ndërtimin të një varreze alternative që pritej të hapte polemika sidomos në radhët e komunitetve fetare.