Varrezë masive në Mal të Zi?

Në Andrijevicë të Malit të Zi kanë filluar hetimet pas dyshimeve se në qendër të këtij qyteti, janë të varrosur trupa të shqiptarëve nga Kosova, të vrarë gjatë luftës.
Televizioni malazez raporton se gërmimet po mbikëqyren nga përfaqësuesit e Prokurorisë malazeze, Gjykatës së Lartë së Bijelo Polje dhe Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë - EULEX.
Në kazermën ushtarake të Andrijevicës, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, mediat malazeze raportojnë se kanë qenë të mbyllur dhjetëra shqiptarë nga Kosova.
Pjesë të eshtrave, për të cilët ende nuk është konfirmuar nëse janë të njerëzve, janë gjetur në një vend, ku më herët ishte një deponi. Në vendin, ku sipas Prokurorisë malazeze, ekziston dyshimi se janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, nuk është lejuar prezenca e gazetarëve.
Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë në Bijelo Polje, Biljana Covic, ka treguar se kanë filluar hetimet nëse në atë vend ka varrezë masive. “Nëse gjenden faktet se kjo është e vërtetë, atëherë do të bëhet ekshumimi i trupave dhe obduksioni i tyre, para se të vazhdohen procedurat e tjera”, ka thënë Covic për “Vijesti”.
Këto dyshime vijnë në kohën kur në Rudnicë të Serbisë tashmë kanë filluar gërmimet për hapjen e varrezës masive, e cila, sipas palës serbe, dyshohet se fsheh mbetjet e rreth 250 personave shqiptarë të Kosovës.
Ndërkohë, për të njëjtin vend, pala kosovare dyshon se numri i viktimave shqiptare të Kosovës të vrarë nga forcat serbe, mund të jetë rreth 500 persona.
Sipas njoftimeve zyrtare, pritet që në fund të këtij muaji, të bëhen të ditura rezultatet e hapjes së varrezës masive në Rudnicë të Serbisë si dhe të dihen më shumë detaje lidhur ne numrin e atyre që dyshohet se janë varrosur aty.