Varri masiv Shkupi zvarrit hetimet
Ministria maqedonase e Drejtesise po zvarrit pergjigjen ndaj kerkeses se bere nga homologet kosovare per nisjen e hetimeve mbi ekzistencen e nje varri masiv qe dyshohet se permban trupat e shqiptareve te vrare gjate luftes se vitit 1999.
Nje zyrtar i Ministrise se Drejtesise ne Prishtine ka deklaruar per mediat lokale se Shkupi zyrtar eshte ende duke e shqyrtuar kerkesen per nje hetim te perbashket.
Por sipas tij pergjegjes ketu eshte ministri 73 vjecar Mihajllo Manevski i cili po e zvarrit qellimisht ceshtjen.
Deri tani kerkesaj jone nuk eshte shqyrtuar dhe nese nuk do te behen presione ministri Manevski dhe institucionet e tjera do ta zvarrisin ate ka deklaruar zyrtari kosovar.