E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varri masiv, arrihet pakti Serbi-Kosovë

Serbia dhe Kosova kanë arritur një kompromis për hapjen e varrit masiv të zbuluar disa ditë më parë në rajonin e Rashkës.

Sekretari i komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Prenk Gjetaj bëri të ditur se gërmimet në këtë varr do të nisin pas dy javësh.

“është bërë një gërmim i gabuar dhe ne po punojmë që të mos gabohet më, por të gërmohet në vendin e saktë dhe të bëhet identifikimi”, ka deklaruar Gjetaj.

Sipas tij, Serbia ka rënë dakord që përvec pranisë së ekspertëve të misionit EULEX, në procesin e gërmimit të jenë të pranishëm edhe specialistë kosovarë.

Ndërkohë, anëtari i komisionit për personat e pagjetur, Arsim Gërxhaliu ka deklaruar se pala kosovare synon që trupat e varrit masiv të sillen në Kosovë.

Në mbledhjen ku u arrit kompromisi, mes palës kosovare dhe asaj serbe, ishin të pranishëm edhe ekspertë të mjekësisë ligjore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›