E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili Bakteri E.coli rreziku zero ne Shqiperi. Ja masat parandaluese

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili tha gjate nje konference per shtyp se ne Shqiperi nuk ka asnje rast te dyshuar apo te supozuar me bakerin E. coli i cili ka marre permasat e epidemise ne disa vende te Europes.

Aktualisht Europa dhe sidomos Gjermania po perballet me nje emergjence sanitare ne lidhje me bakterin E. coli. Rastet jane shoqeruar me vdekje dhe ne menyre te natyrshme perbejne emergjence. Rastet flasin per rreth 1200 te kontaminuar. Vendet ne te cilat bakteri eshte shperndare deri tani jane Danimarke Angli Suedi Holande eki. Veriu i Gjermanise rezulton zona me e prekur. Shkak i supozuar jane zarzavatet e importuara ne Gjermani nga spanja informoi Vasili.

Ndersa ne lidhje me perhapjen e bakterit ne vendet e rajonit Vasili tha se deri tani nuk eshte raportuar asnje rast.

Gjithsesi ai informoi opinionin per simptomat qe flasin per prekjen nga virusi dhe theskoi se qytetaret duhet te jene te kujdesshem dhe te drejtohen menjehere tek mjeku nese i verejne ato.

Shenjat kryesore diarre hemorragjike crregullime te gjakut gjendje te te perzierit etj.
Vasili e vuri theksin tek masat parandaluese qe vete qytetaret duhet te marrin ky kryesorja mbetet higjena maksimale. Gjithashtu kujdes te vecante duhet te bejne personat qe per arsye te ndryshme udhetojne drejt vendeve te prekura.

Masat

Larja e perimeve mundesisht zyerja e tyre ne temp mbi 70 grade.
Larja e mjeteve mjeteve me te cilat perdorim perimet
Mbajtja e higjenes vetjake sidomos ata persona qe operojne me perimet



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›