Ankesat, KQZ rrëzon kërkesën e PS për pezullim
TIRANE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e sotme me kerkesen e perfaqesuesve ligjore te PS-se, per pezullimin e ankimimit per rezultatin e Tiranes, duke e argumentuar kete me shqyrtimin nderkohe ne Kolegjin Zgjedhor. Por pas shume debatesh, komisioni ka rrezuar kete kerkese dhe ka vijuar mbledhjen me shqyrtimin e ankesave te bera e te planifikuara ne rendit e dites te kesaj mbledhjeje.
Debati
Sipas anetareve te PS ne KQZ, eshte mire qe te pritet deri sa Kolegji Zgjedhor te shprehet per ceshtjen qe ka ne dore per shqyrtim.
Por kunder kesaj kane qene perfaqesuesit e djathte, sipas te cileve KQZ duhet te vijoje me rendin e dites, pasi ankimimet jane bere me vullnet te lire te vete subjekteve te interesuara.
Thelbi i ankimit është i njëjtë. Gjykimi im është që kërkesa për pezullim deri në shprehjen e Kolegjit Zgjedhor për këtë cështje është e drejtë dhe këtë e parashikon dhe Kodi Zgjedhor, tha Dëshira Subashi.
Sipas saj, nuk ka vlerë që një ankimim të shqyrtohet nga dy institucione njëkohësisht. Ankimet për rezultatin përfundimtar, tabela përmbledhëse që përmbysi rezultatin e Tiranës pritet të shqyrtohet këtu, ndërkohë që kjo cështje tashmë po shqyrtohet nga Kolegji Zgjedhor- theksoi Subashi.
Kunder jane shprehur perfaqesues te PD ne KQZ. Përderisa ankimimet janë të argumentuara dhe të dorëzuara brenda rregullave që Kodi Zgjedhor parashikon nuk ka pse të mos merren në shqyrtim”- thane ata.
Ankesat
Socialistet kane dy kerkesa ankimore, ku kerkojne shfuqizimin e vendimit te KQZ-se qe pas numerimit te votave ne kutite e gabuara nxorri fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha.
Nderkohe, Partia demokratike kerkon vleresimin edhe te 403 vitave te tjera qe ndodhen ne 26 kuti te tjera.
Kjo kerkese pritet te rihape nje debat te ri ne KQZ, pasi behet fjale per flete votimi qe kane pasur shenja dalluese, por qe nuk jane perfshire ne rezultat, pasi jane cilesuar te pavlefshme.
Sipas kesaj kerkese, nga 26 qendra per te cilat kerkohet te hapen kutite, vetem nje pjese e tyre kane shenime specifike per fletet e kontestuara. Nje rast eshte dalja e shenjes kryq, jashte kuadratit te percaktuar, pavaresisht se kujt i eshte dhene vota nga zgjedhesi. Ne raste te tjera, eshte shenuar fjala ‘Po’ dhe jo shenja e caktuar per ta bere fleten te vlefshme.
Socialistet kundershtojne vendimin 711 te KQZ per nxjerrjen e rezultatit per kryetar bashkie. PS kerkon pavlefshmeri te vendimeve te marra nga KQZ per ndryshimin e tabelave te rezultateve te QV te KZAZ per te gjithe kete njesi vendore.
ka shtyrë për të hënen diskutimet për katër kërkesa të relatuara nga subjektet politike.
Katër kërkesat e depozituara, 2 nga Partia Socialiste, 1 nga Partia Demokratike dhe 1 nga Partia Popullore e Pensionistëve, sipas KQZ-së kanë të njëjtin subjekt, kundërshtimin e tabelës përmbledhëse dhe kundërshtimin e rezultatit për bashkinë e Tiranës.