Vasili: Edukimi në vazhdim, proces gjithëpërfshirës
Kreu i shëndetësisë ishte i pranishëm në seminarin “Plani kombëtar dhe plani individual i aktivit të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë", organizuar nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim.
Gjatë fjalimit të tij, ministri Vasili se, “ne shkojmë në mënyrë gjithnjë e më kapilare në zbatimin e kësaj nisme shumë të rëndësishme të edukimit në vazhdim, që tashmë është një set i plotë objektivash që duhet t’i realizojmë vit pas viti", theksoi ai.
Duke veçuar faktin se tashmë në Shqipëri nuk ka më dilema që çështja e edukimit në vazhdim, rikthimi tek një kualifikim i certifikuar dhe i riprovuar është çështje pa kthim pas, Vasili tha se ky element i ndryshimit të sistemit shëndetësor do të përbëjë dhe do të jetë thelbi i ekzistencës së tij.
"Të gjithë ndajmë të njëjtin mendim, që një përmirësim në infrastrukture, apo teknologji kanë një limit, një pikë të arritjes së tyre, dhe e vetmja çështje që nuk ka maksimum, por është problem i hapur është formimi profesional dhe edukimi në vazhdim. Ai që është më i formuar, diagnostikon më mire, trajton apo koncepton më drejt problematikat e shëndetit publik", tha më tej Vasili.
Elementët metodologjikë të diskutuar në takimin e sotëm ndihmojnë për të kuptuar qartë formatin dhe konceptimin e edukimi në vazhdim, linjat ku ecën, ku e gjejnë vendin të gjithë partnerët, shoqatat e profesionistëve, etj.
"Esenca e ndryshimeve në shëndetësi kanë një konstante; kualitet të ri shërbimi për pacientin. Mjek me dije më të mira dhe me teknologji më të mira kurojnë më mirë", tha ministri Vasili, duke përshëndetur njëherësh rolin e Qeverisë Zvicerane, me mbështetjen e të cilës nisi dhe ky proces.