E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria, 7 milionë euro në ndihmë Pakistanit

Kjo shumë do t’i bashkëngjitet fondit prej 5,6 milionë euro të premtuar nga qeveria austriake. “Një ditë e veçantë donacionesh në kanalet operative të radiotelevizionit publik mundësoi mbledhjen e mbi 500 mijë eurove”, njoftoi “ORF”. Fonde të tjera do të grumbullohen të enjten falë një mbrëmjeje bamirësie gala të Festivalit të Salzburgut.

Përmbytjet më të mëdha në historinë e Pakistanit kanë shkaktuar vdekjen e më tepër se 1500 personave dhe kanë prekur rëndë mbi 20 milionë të tjerë. “Apeli për fonde prej 460 milionë dollarësh bërë më 11 gusht, në ndihmë emergjente të të prekurve, aktualisht ka arritur deri në 59 për qind”, deklaroi OKB-ja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›