E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili Parlamenti po perdoret per qellime elektorale

Petrit Vasili, zëvendëskryetar i LSI-së, theksoi në një dalje për mediat se Parlamenti “po shpërdorohet për qëllime elektorale”.

“Po shohim një shpërdorim të sallës së parlamentit për qëllime elektorale. Kuvendi është bërë si studio televizive ku zhvillohen debate që nuk kanë lidhje me detyrën e deputetëve. Shpenzohen orë e orë të tëra me debate elektorale në vend që të diskutohen projektligjet e rëndësishme dhe legjislacioni që duhet përmirësuar”, u shpreh Vasili.

“Parlamenti është institucion thelbësor i Republikës Parlamentare dhe duhet të kryejë detyrën e tij deri në ditën e fundit. Po mungon serioziteti dhe ne Zgjedhjet 2013Rama prezanton “Rilindjen” në Fier PS prezanton programin në FierTopi: Jo aleancë me PD e PS kërkojmë rikthimin e disiplinës. Aktualisht, në parlament duhet të ketë vend vetëm për debatet mbi ligjet e integrimit dhe jo të shkëmbehen batuta. Po përdoret një gjuhë e gabuar në vendin e gabuar”, shtoi zv/kryetari i LSI-së.

Zgjedhjet 2013
Rama prezanton “Rilindjen” në Fier
PS prezanton programin në Fier
Topi: Jo aleancë me PD e PS

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›