Vasili: Ulja e vdekshmërisë foshnjore, sukses

Dy janë sukseset që sipas ministrit Petrit Vasili përbëjnë thelbin e bilancit të shëndetësisë shqiptare, ulja e vdekshmërisë foshnjore dhe vaksinimi në nivele të larta.
Mortaliteti tek foshnjat në Shqipëri është 9 për 1000 lindje nga 23 të tilla një dekadë më parë.
Ndërsa arritja tjetër sipas Ministrisë është edhe futja e vaksinave të reja, si ajo e penumokokut tek fëmijët.
Shqipëria është renditur në vendin e 22 në botë që ka ulje të mortaliteti tek nënat. Në këtë rast, shifrat tregojnë se ka 8 vdekje për 100.000 lindje.