Itali, probleme të mëdha nga reshjet e shiut
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit, kanë shkaktuar mjaft probleme në disa fshatra në jug të Italisë. Për pasojë shumë banorë të këtyre zonave kanë braktisur shtëpitë. Pamjet e transmetuara nga mediat lokale, por edhe ato ndërkombëtare, flasin qartë për pasoja katastrofale që kanë shkaktuar reshjet , si rrëshqitjet masive të dheut, çarja e tokës, etj. Problematike paraqitet situata në fshatin Maierato, ku rrëshqijta e një pjesë kodre nga kjo zonë në jug të Lalabrisë, ka shkaktuar panik ndër banorët. fatmirësisht, rrëshqitjet nuk kanë provokuar viktima por autoritetet kanë bërë thirrje për evakuimin e rreth 2300 banorëve të këtij fshati , bëhet e ditur sipas agjensisë së lajmeve ANSA. ndërakaq rreth 2000 persona janë evakuuar edhe në komunën malore të sicilisë, San Fratello, ku rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar carjen e rrugëve dhe plasaritjen e mureve të shtëpive. tetorin e kaluar, dhjetëra njerëz humbën jetën si pasojë e reshjeve të dendura në Mesina, në lindje të sicilisë. mediat italiane raportojnë se probleme ka në Vibonese e Messinese , në provincën e Mesinas dhe në Palermo, ku autoritetet kanë kërkuar shpalljen e situatës së emergjencës.