Vasjari Meta synon nje enklave brenda qeverise se Rames

Arjan Vasjari dhe Mentor Nazarko janë të sigurt se Ilir Meta nuk synon t’I marrë Ramës postin e kryeministrit. Të dy profesorë dhe analistë, japin interpretime të ndryshme mbi debatin e krijuar mbi drejtuesin e një qeverie të majtë, në rast se opozita fiton zgjedhjet.
Të dy janë dakort që Meta nuk do të bëhet Kryeministër. Të dy janë të sigurt që mesazhet e LSI-së nuk ishin të rastësishme. Ndahen në interpretime.
Arjan Vasjari mendon se Ilir Meta synon vetëm të ngrejë sa më lart stekën e pazarit me Ramën, por qëllimi i tij është tjetër.
Ndërsa sipas Mentor Nazarkos, thirrjet për Metën Kryeministër kanë si qëllim vetëm për të ndezur elektoratin e LSI.
Për Arjan Vasjarin, djajtë e së kaluarës në marrëdhënien mes dy liderëve të së majtës, nuk janë larguar.
Ndërsa Nazarko mendon se Rama dhe Meta kanë sheshuar tashmë çdo problem, duke filluar nga posti i Kryeministrit, në rast se fiton e majta.
Të dy profesorë dhe analistë, si Vasjari ashtu edhe Nazarko, janë gjithsesi dakord se një debat teorik mbi lidershipin brenda së majtës, nuk do të ishte asgjë negative.