Vatër zjarri në Visokë të Mallakastrës, flakët përhapen pranë rrugës kryesore

Një vatër zjarri ka shpërthyer mesditën e sotme në zonën e Visokës, në rrethin e Mallakastrës. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë të mbuluar me shkurre, duke u afruar shumë pranë rrugës kryesore që kalon në atë territor.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë një zonë me vegetacion të thatë dhe shkurre, duke krijuar rrezik për përhapje të mëtejshme për shkak të kushteve të terrenit.
Forcat e zjarrfikësve kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të neutralizuar flakët.
Ndërhyrja po kryhet në kushte të vështira, pasi zona karakterizohet nga terren i thyer kodrinor, që komplikon lëvizjen e mjeteve dhe qasjen e ekipeve.
/rtsh.al/