E Hënë, 2 Nëntor 2026

‘Vatikani të negociojë mes Rusisë dhe Ukrainës’- Italia: Mbështesim sugjerimin e Trumpit

Italia ka mbështetur sugjerimin e Presidentit Donald Trump që Vatikani të ndërmjetësojë bisedimet për negocimin e armëpushimit në Ukrainë, teksa vetë Trump duket i prirur të tërhiqet nga procesi.

Zyra e kryeministres, Giorgia Meloni tha se Italia ishte e gatshme të “lehtësonte kontaktet dhe të punonte drejt paqes” në Ukrainë.

Ajo e ka konsideruar në mënyrë pozitive një qasje të tillë dhe se ka qenë gatishmëria e Papës për të pritur bisedimet në Vatikan.

Deri më tani nuk ka ende asnjë marrëveshje për diskutime të mëtejshme, teksa takimi i së premtes së kaluar midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas në Stamboll solli kërkesa shtesë nga Moska dhe jo progres.

Papa Leo tha se javën e kaluar Vatikani ishte “gjithmonë gati” për të bashkuar armiqtë dhe se ai do të “bëjë çdo përpjekje” që të mbizotërojë paqja, transmeton BBC.

Megjithatë, Selia e Shenjtë thotë se ideja e pritjes, apo edhe ndërmjetësimit, të cilën Trump e sugjeroi- është një një opsion, pse jo një shpresë drejt një marrëveshjeje se çdo plan konkret.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›