E Hënë, 2 Nëntor 2026

Giro d’Italia 2025, holandezi Daan Hoole fiton etapën e 10-të

Është shiu që bën diferencën në garën me kronometër, të Pizës, etapën e dhjetë të Giro d’Italia 2025. Suksesi në këtë etapë shkon përsëri për skuadrën, Lidl-Trek, me fitues holandezin Daan Hoole një profesionist i sprintit.

Lidl-Trek vazhdon të diktojë ligjin në Giro d’Italia e, pas ditës së pushimit, merr edhe etapën e dhjetë me Daan Hoole. Holandezi fitoi garën kronometër të Pizës, duke përfituar nga kushtet e favorshme të motit që shoqëruan çiklistët e parë. Hoole e përfundoi garën prej 28.6 km, në 32’30” përpara anglezëve Joshua Tarling dhe Ethan Hayter. Kampioni holandez iu afrua seksionit të parë me më shumë kujdes, duke rritur gradualisht ritmin e duke kaluar Tarling me një epërsi prej katër sekondash.

Një trend që Hoole e ruajti gjatë fazës së fundit, duke arritur në këmbët e Kullës së Pjerrët me një epërsi prej shtatë sekondash ndaj kampionit evropian dhe dhjetë sekondash ndaj Hayter. Duhet theksuar fakti se shiu ndikoi në performancat e emrave të mëdhenj, të cilët u detyruan të ngadalësonin për të shmangur rreziqet e mundshme.

Ai që fitoi më shumë ishte Juan Ayuso i Emirates, i cili, pavarësisht disa rreziqeve, arriti ta përfundonte garën 1’34” pas Hoole, por përpara tij me 1’15” pas fituesit ishte Primoz Roglic i Red Bull-Bora.

Pavarësisht shiut, meksikani Isaac Del Toro, 21 vjeç, në garën e parë të madhe kronometër të karrierës së tij, mbrohet shumë mirë dhe e ruan fanellën rozë me 25” nga shoku i tij i skuadrës Huan Ayuso.

Në renditje, i treti Tiberi me 1’01”, i katërti Simon Yates 1’03” dhe i pesti Roglic me 1’18”. Përsa i përket renditjes së përgjithshme, gjithçka mbetet e hapur në edicionin e 108 të Giro D’Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›