Vatra: Ku mbeti rezoluta për Preshevën?

Shoqata “Vatra” ka rikujtuar institucioneve të Republikës së Kosovës se nuk është bërë asgjë pas miratimit të rezolutës të së drejtave elementare të shqiptarëve në Preshevë.
“Nga koha e votimin e deri më tani nuk është bërë asgjë në fillimin e implementimit të kësaj rezolute dhe të këtyre pikave, të cilat janë shumë të rëndësishme për qytetaret e dëbuar nga atje dhe për qytetarët që jetojnë në Kosovën Lindore”, thuhet në reagimin e “Vatrës”.
Ata kanë cekur problemet emergjente të shqiptarëve të kësaj pjese. “Jetike është zgjidhja e statusit civil për qytetarët e dëbuar, e që tani jetojnë dhe veprojnë në Gjilan dhe qytete tjera të Kosovës, pra është procesi i paisjes së qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore me dokumentet e identifikimit”, thuhet më tej.
Ata kanë kërkaur edhe pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës.
“Shumë e rëndësishme është edhe suspendimi i taksës diskriminuese, e cila taksë Kosovën Lindore e ka shndërruar në regjionin më të izoluar në Regjion, si nga Serbia po ashtu edhe nga Republika e Kosovës, e kështu po pëson vetëm popullata shqiptare, ngase serbët edhe ashtu nuk kanë paguar asnjëherë, sepse kanë tabela të dyfishta”, vazhdon komunikata. /Indeksonline/