E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatra zjarri ne Himare / Kapet në flagrancë 52-vjeçari

Një 52-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Borsh të Himarës, pasi dyshohet se ka ndezur disa vatra zjarri në zonë. Policia ka ndërhyrë pas njoftimit për përhapjen e flakëve në sipërfaqe me pyje dhe kullota. Për shkak të zjarrit janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme, ndërsa është rrezikuar edhe një banesë që ndodhej pranë vatrave të zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë shkuan menjëherë në vendngjarje, në mbështetje të forcave zjarrfikëse, si dhe për kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave.

Pranë vatrave të zjarrit, efektivët konstatuan shtetasin D. Z., 52 vjeç, banues në Borsh, i cili dyshohet se kishte ndezur disa vatra zjarri në zonë.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë bënë arrestimin e tij në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›