E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vau i Dejës/ Sekuestrohen 2 kallashnikovë, dyshohet se u përdorën në ngjarje kriminale

Dy armë zjarri kallashnikov që dyshohet se mund të jenë përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje kriminale janë sekuestruar nga policia e Shkodrës.

 Ndërkohë është shpallur në kërkim poseduesi i dyshuar i këtyre armëve, i cili i fshehu kallashnikovët në një banesë në fshatin Vig.

Banesa ishte e pabanuar nga pronari i saj, prej 5 vjetësh.

Nga kontrolli në këtë banesë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 3 krehra armësh.

“Si rezultat i veprimeve të para hetimore, dyshohet se armët i ka fshehur në këtë banesë, shtetasi P. Gj., 59 vjeç, banues në fshatin Vig, i cili kishte në përdorim këtë banesë, kohët e fundit”

Vijon puna për arrestimin e 59 vjeçarit dhe hetimet e thelluara me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›