E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdime në Bayern

Bayern Munich ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratave me mbrojtësit Daniel van Buyten, Holger Badstuber dhe mesfushorin Thomas Muller.

“Jemi të lumtur që kemi arritur përfundim pozitiv të bisedimeve për vazhdimin e kontratave të tre futbollistëve të rëndësishëm”, tha presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, për uebfaqen zyrtare të klubit (www.fcbayern.de).

Van Buyten ka vazhduar kontratën për dy vjet, ndërsa Badstruber deri në sezonin 2013-2014. Muller ka nënshkruar kontratë të re, deri në sezonin 2012-2013.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›