Vazhdoi në parking, dueli Messi-Arbeloa

Një kacafytje mes lojtarëve të Barcelonës dhe Realit ka ndodhur në parkingun e stadiumit "Santiago Bernabeu". Tensionet në 3-4 raste në fushë mes Arbeloas dhe Messit bënë që përplasja të vazhdoj edhe në parking.
Arbeloa pati disa starte ndaj Messit, ndërsa në një moment ai së bashku me Alonson i preknin fytyrën Messit, gjë e cila nuk i ka pëlqyer.
Ata thuhet të jenë takuar në parking ku Arbeloa e ka fyer Messin me fjalën "Bobo"(fjalë ofenduese spanjolle) ndërsa Messi thuhet ti ketë thënë Arbeloas "Ti je një budalla".
Messi thuhet që kishte filluar të dal nga vetura për tu nisur drejt Arbeloas por që dikush nga lojtarët e Barcelonës e kishte ndaluar atë.