NBA u luajten 4 ndeshje ne mbremjen e fundit te kampionatit amerikan

Skuadra vendase po vraponte drejt fitores me sa i hanin këmbët. Krenarët e Detroit Pistonsit shfrytëzuan emrin e tyre të madh ndaj Miluoki Baks, duke kryesuar vazhdimisht pranë gjysmës së ndeshjes.
Trepikëshat, por edhe zhytjet nuk munguan ku shkëlqyen më shumë Kajl Sajngler dhe Andre Dramond.
Veçse, Baksat nuk qëndruan për shumë kohë në hije. E frymëzuar nga Majk Danlivi, skuadra mike u afrua kërcënueshëm deri në 3 pikë diferencë.
Pikërisht para pushimit Danlivi përforcoi epërsinë e Miluokit dhe pas tij ishte Greg Monro që mbajti avantazhin 3 pikësh ndaj Detroitit.
Më pas, miqtë nuk e kthyen kokën prapa duke thelluar rezultatin deri në mbi 15 pikë diferencë. Përfundimisht, Miluoki fitoi 117-90 dhe ky ishte suksesi i 8-të radhazi në 11 ndeshjet e fundit për ekipin që ndodhet në zonën e plej ofit.
Gjithsej, mbrëmjen e fundit u luajtën 4 ndeshje, dy prej të cilave u fituan nga miqtë, pasi edhe Golden Stejt triumfoi 108-95 në fushën e Klivlendit.
Portlend fitoi me vështirësi ndaj Dallasit, 106-104, ndërsa Lejkërsat arritën sukses 111-106 ndaj Nju Orlinsit në Los Anxhelos, por ende ndodhen jashtë plej ofit.
Në Lindje kryeson Majemi me 28 fitore e 13 humbje, ndjekur nga Nju Jork, ndërsa në Perëndim i pari është San Antonio me 36 fitore e 11 humbje. E dyta, Oklahoma.