Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Jemen

Protestat në Jemen kanë vazhduar dhe sot. Mbështetësit e presidentit Ali Abdullah Saleh janë përleshur me kundërshtarët e regjimit, por nuk është raportuar për viktima.
Të shtunën, policia e Jemenit ka vrarë një protestues dhe palgosur disa të tjerë.
Ata kërkojnë largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili ka qeverisur vendin për 32 vjet. Saleh është aleat kyç i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terroristëve të Al-Kaidës.