Rihapen bankat në Egjipt

Në Egjipt janë rihapur bankat pas mbylljes së përkohshme që kishin shkaktuar grevat dhe protestat e punëtorëve.
Institucionet bankare fillimisht ishin mbyllur për shkak të vandalizmit dhe vjedhjeve gjatë protestave antiqeveritare, për t`u rihapur pas rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak.
Punonjësit publikë kanë kërkuar rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës.