Vazhdojnë protestat në Serbi, studentët bllokojnë rrugët

Protestuesit kanë bllokuar rrugët në të gjithë Serbinë të martën (1 korrik) në mëngjes, teksa grupe studentësh dhe mbështetësit e tyre qëndronin në kryqëzimet e rrugëve për të ndaluar qarkullimin.
Në Valjevë, banorët lokalë bllokuan rrugë në tre kryqëzime në një rrugë kryesore. Në Cacak, dy kryqëzime kryesore u bllokuan që në orët e para të mëngjesit.
Në Novi Sad, bllokimet e rrugëve u hoqën rreth orës 2 të mëngjesit. Videot e postuara në llogaritë e studentëve në mediat sociale treguan policinë duke përdorur forcë disa herë.
Studentët serbë për më shumë se gjashtë muaj po bllokojnë fakultetet publike dhe po organizojnë protesta në gjithë Serbinë.
/rtsh.al/