Vazhdojne radhet e emigranteve ne kufi

Disa qindra mjete kane qendruar ne radhe duke krijuar nje karvan prej 3 kilometrash. Radha e mjeteve ne mesditen e se henes ka arritur deri ne fshatin e Kapshtices, ndersa nga ana e policise jane vendosur patrulla te shumta per te mbajtur nen kontroll mjetet dhe trafikun e renduar.
Ne traun e pare doganor kane qendruar ne pritje qindra mjete te vogla, nderkohe qe rreshtit te gjate i jane shtuar edhe 22 autobuze te linjave.
Qe nga mengjesi i se henes e deri ne oret e mesdites nga pika e kalimit kufitar te Kpashtices kane mundur te kalojne rreth 4 mije persona.
Mjetet jane futur me radhe ne territorin doganor, nderkohe qe te dhenat jane perpunuar me pese sportele. Gjate takimeve pala greke ka premtuar te shtoje edhe 5 sportele, por situata ende mbetete e veshtire per t’u perballuar.