E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, arrestohet për tentativë vrasjeje 23 vjecari shqiptar

Tentoi të vrasë shokun e vet nga Shqipëria pasi prishën pazaret. Të dy njiheshin si persona që shfrytëzonin prostituta. Pas operacionit për kapjen e shqiptarit nëpranga ranë dhe dy sicilianë 

BOLONJE-Karabinierët italianë kanë arrestuar një shqiptar si autorin e e një tentative për vrasje që ndodhi më 24 shkurt në Anzola, komunë e Bolonjës. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi shqiptar Durim Zgjana, 23 vjec, i njohur nga strukturat e policisë si person i rrezikshëm.

Zgjana, klandestin ilegal në Italia sapo ishte liruar nga burgu bolonjez i Dozzas ne 6 gusht të 2008 ku ishte dënuar për veprën penale të prostitucionit. Kishte urdhër të paraqitej tek karabinierët e Bazzanos por nuk e bëri dhe që atëherë ishte shpallur në kërkim.
Në mbrëmjen e 24 shkurt Zgjana do të shtinte me 5 plumba pistolete kundër shokut të tij 26 vjecar të njohur për krimet në lidhje me shfrytëzimin e prostitucionit. Prita u zhvillua pak pas orës 23:00 pranë zonës industriale të Anzola ku shoku i tij mbeti i plagosur rëndë për jetën.
Grindja mes të dyve sipas karabinierëve kishte ndodhur për shkak të shfrytëzimit të aferave të prostitucionit.
Durim Zgjana u arrestua më pas në apartamentin e tij në Acer të rrugës Pier De Crescenzi, që ishte në përdorim të dy vëllezervë sicilianë, të vëllait të shqiptarit një 25 vjecar, edhe ky i fundit klandestin si dhe 4 rusëve që së bashku kontrollonin bazën e prostitucionit në këtë zonë. Të gjithë banuesit e apartamentit ranë në pranga pasi në banesë iu gjet gjysëm kilogramë drogë e llojit kokainë. Ndërkohë dy vëllerezërit sicilianë do t’u duhet të përgjigjen edhe për emigracionin klandestin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›