Vazhdojnë vrasjet e demonstruesve në Siri
Megjithë njoftimin e regjimit sirian se i ka dhënë fund dhunës, forcat e sigurisë vranë gjatë ditës së premte dhe disa njerëz. Gjatë demonstratave kundër presidentit Baschar al-Assad në mbarë vendin u vranë 17 njerëz, njoftuan veprimtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Të mërkurën Siria e kishte siguruar Ligën Arabe se do t`i japë fund dhunës kundër demonstruesve. Prej marsit në protesta kundër Asasadit sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara kanë humbur jetën mbi 3000 vetë.