E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon bllokada e rrugës në fshatin Rudarë

Serbët lokalë në pjesën veriore të Kosovës, që e kanë bllokuar rrugën magjistrale Mitrovicës – Leposaviq, akanë paralajmëruar bllokimin e rrugëve të tjera në këtë pjesë të Kosovës, nëse personave të arrestuar Sllobodan Repiq dhe Zharko Veselinoviq, nuk u mundësohet që të mbrohen në liri, njoftojnë mediat serbe.

Rruga në fshatin Rudarë edhe mëtutje mbetet e bllokuar.

Të Hënën në Rudarë, pjesëtarët e misionit EULEX dhe të policisë së Kosovës i kanë arrestuar personat Sllobodan Repiq, lidhur me plagosjen e një serbi që punonte në Zyrën e qeverisë së Kosovës në Mitrovicë, në Dhjetor të vitit 2012, dhe Zharko Veselinoviq, për shkak të armëmbajtjes pa leje./rel/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›