E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon dhuna ne Britani

Kryeministri britanik David Kameron tha te marten se 16 mije police do te jene ne Londer per te mbrojtur kryeqytetin nga protestuesit. Njoftimi erdhi pas tre dite demonstratash te dhunshme ne kryeqytet. Por nga trazirat nuk eshte prekur vetem Londra.

Sivaharan Kandiah eshte pronar i nje dyqani ne lagjen Hekni ne veri te Londres. Biznesi i tij u plackit te henen ne mbremje kur trazirat perfshine ate zone. Ai thote se e pa ngjarjen teksa zhvillohej permes televizorit.

11 vjet pune iken pa hapur e mbyllur syte. Punoj 80 apo 90 ore ne jave dhe cdo gje u zhduk per dy ore.

Dyqani i Kandias eshte nje nga shume qe u plackiten ne valen e trazirave qe kane vazhduar per kater nete me radhe.

Ato filluan te shtunen me nje demonstrate paqesore per te shenuar vdekjen e nje 29 vjecari qe thuhet se u qellua nga policia.

Demonstrata u kthye ne dhune ne veri te Londres. Qysh atehere trazirat kane perfshire mbare Londren dhe pertej kryeqytetit ne vende si Birmingham dhe Liverpuli.

Protestuesit kane thyer xhama dhe shkaterruar dyqane kane sulmuar autobuze dhe u kane vene zjarrin ndertesave dhe makinave.

Kryeministri Dejvid Kameron u kthye nga pushimet per tu marre me krizen. Ai thirri parlamentin nga pushimet verore dhe tha se Londra do te dislokoje mijera oficere policie shtese ne se vazhdojne trazirat.

Ky ishte lajm i mire per disa banore ne Hekni. Shume i thane Zerit te Amerikes se policia nuk kishte bere sa duhet per te mbrojtur zonen.

Banorja Basani Mabyalane pershkruan shqetesimin qe ndjen per vete dhe per femijet e saj.

Isha shume e frikesuar. Ndjehesha e pashprese. Pashe ne televizor se policia po bente ate qe mundte per te zgjidhur situaten por pashe se ajo ishte shume e rende per ta. U ndjeva e frikesuar pasi pashe se njerezit qe supozohet te me ndihmojne mua ishin te pafuqishem dhe te pakte ne numer.

Adoleshenti Shine thote se shume njerez kishin qene te frikesuar.

Shume nga banoret ne keto zona mbyllen dyer pasi ishte shume e rrezikshme me zjarrin dhe makinat qe po shperthenin.

Anetarja e Parlamentit per Heknin Dajen Ebet ishte aty te marten per te folur me zgjedhesit.

Ajo i tha Zerit te Amerikes se ndalim-qarkullimi mund te jete menyra me e mire per te kontrolluar situaten.

Ajo tha se ka te tjera shkaqe per trazirat te cilat jane pjeserisht sociale dhe ekonomike.

Nuk ka dyshim se ka nje segment te te rinjve qe ndjejne se nuk kane absolutisht asnje ne kete shoqeri dhe ata po shohin gjithashtu zhdukjen e kapitalit social ne komunitetet e tyre.


Policia thote se ka arrestuar me shume se 500 njerez qe kur filluan protestat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›