E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemika të forta ndërmjet NATO-s dhe Libisë

Polemika të forta janë krijuar ndërmjet NATO-s dhe Libisë për vrasjen e disa civilëve, pasi pala libiane akuzon Aleancën se është përgjegjëse për ekzekutimin e njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur.

Ndërkaq ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm nga NATO, zyrtarët e së cilës thanë se sulmet ajrore pranë qytetit Zliten, në perëndim të Libisë, ishin të ligjshme dhe se nuk ka prova të pretendimeve të Tripolit, që flasin për 85 persona të vrarë.

Zëdhënësi i Qeverisë libiane, Musa Ibrahim, kishte deklaruar më herët se sulmet e fundit të Aleancës kanë vrarë 85 persosna përfshirë dhe 33 fëmijë. Ai e ka cilësuar “masakër” goditjen e NATO-s. Kolonel Roland Lavoi tha se NATO paraprakisht merr masa ekstreme, për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm që jetojnë ose punojnë” pranë objektivave që bombardohen.

Ndërkaq televizioni shteteror libian, ka trasmetuar një video në të cilën shfaqet ai që është prezantuar si Khamis Gheddafi, djali i liderit të libisë, që sipas rebelëve, e vra javën e kaluar nga një sulm i NATO-s, në afërsi të Zlitanit. Qeveria e Libisë e kishte përgënjeshtruar menjëherë lajmin dhe së fundmi publikoi edhe videon, duke garantuar se pamjet ishin filmuar të martën.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›