Vazhdon “lufta” mes Kim dhe Kanye

Kim Kardashian duket se do ti bashkohet yjeve të cilët shesin fotografitë e para të fëmijëve të tyre. Por, se kujt do t’ia shesë fotografitë, këtë gjë ajo ende po e mban sekret.
Në këtë pikë, duket se kundërshtari i saj do të jetë babai i fëmijës, Kanye West i cili, qysh nga fillimi e ka bërë të qartë se nuk dëshiron që fëmija i tyre të jetë në qendër të vëmendjes.
'Kanye i ka thënë Kim se ai absolutisht nuk dëshiron që fotografitë e fëmijës së tyre të shiten por, Kim mendon të kundërtën”, ka thënë një burim.
Mospajtimet e Kim dhe Kanye lidhur me fëmijën e tyre të parë kanë nisur qysh prej fillimit të shtatzënisë së Kim. Kjo e fundit është e “uritur” për vëmendje dhe dëshiron që gjithçka ta bëjë para syve të publikut ndërsa Kanye e dëshiron absolutisht të kundërtën./Indeksonline/