E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon me sukses rikuperimi i portierit Beqaj

Bruksel - Arjan Beqaj është duke u rehabilituar plotësisht pas operacionit që ndërmori në shpatull. Portieri i përfaqësueses shqiptare sapo përfundoi një program special rikuperimi në Belgjikë, ku bëri edhe ndërhyrjen kirurgjikale.

Pjesa e parë e rikuperimit përfundoi me sukses, nën mbikëqyrjen e mjekëve belg. Ajo zgjati plot 25 ditë, ndërsa dje përfundoi edhe faza e dytë, e cila do t’i lejojë portierit Beqaj të rikthehet në stërvitje.

Fillimisht ai do t’i nënshtrohet një stërvitjeje speciale. Në muajin gusht “gardiani” i Anorthosis do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa në fund të gushtit do të jetë i gatshëm për t’u aktivizuar në fushë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›