E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon permiresimi i situates ne Shkoder

Burime zyrtare nga shtabi i emergjences civile bejne te ditur se zonat me shume te permiresuara jane ato te lagjeve te qytetit te Shkodres ku terheqja e ndjeshme e nivelit te ujit ka bere te mundur te lirohen nje pjese e mire e akseve rrugore.

Po keshtu nje pjese e mire e shesheve mes pallateve ku si rezultat i nivelit te larte te e ujit hyrjet dhe katet e para kane qene teresisht te bllokuara tashme jane liruar plotesisht nga pushtimi i ujit duke mundesuar rikthimin e banoreve ne shtepite e tyre.

Zona me problematike e qytetit vazhdon te mbetet ajo e aksit rrugor te lagjes Xhabiaj ku prezenca e ujit ne nivele te larta nuk mundeson qarkullimin normal te te gjitha automjeteve. Ne kete segment rrugor nga qendra e lagjes Xhabiaj dhe deri ne lagjen Liria ne afersi te ures se Bunes qarkullimi vazhdon te behet me mjete lundruese nderkohe nje ulja e nivelit te ujit ka mundesuar edhe qarkullimin me mjete ushtarake si dhe automjete te larta.

Strukturat e policise rrugore po mbajne nen kontroll nje aks te dyte rrugor ate qe kalon nga pas kalase Rozafa duke i dhene mundesi automjeteve te vogla qe kalojne ne pjesen tjeter te aksit rrugor Shkoder-Tirane ne aferti te ures se Bahcallekut.

Ne banesat e tyre jane rikthyer edhe disa banore te fshatrave te komunes Gur i Zi te cilet prej disa ditesh kane qene te evakuuar ne konviktet dhe hotelet e qytetit te Shkodres. Nga informacionet e marra prane shtabit te emergjences rikthim te banoreve ne shtepite e tyre ka edhe ne disa fshatra te komunes se Bushatit pasi edhe aty niveli i ujit ka pesuar renie te ndjeshme.

Ndersa problematike per komunat e Nenshkodres mbeten akset rrugore qe lidhin komunat Dajc dhe Velipoje me qytetin e Shkodres ku si rezultat i nivelit te larte te ujit komunikimi me behet vetem me mjete lundruese dhe nga ajri.

2010-12-12 1118

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›