E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder neser rinis procesi mesimor

Prefekti i Qarkut te Shkodres Maxhit Cungu njeherazi dhe kryetar i Shtabit te Emergjencave Civile ne kete qark thote se vendimi i sotem merret pas informacioneve per nje permiresim te ndjeshem te situates se krijuar prej ditesh ne Shkoder si dhe ne nje pjese te mire te komunave te saj.

Sipas Cungut procesi i mesimit do te vijoje normalisht ne rreth 70-80 per qind te territorit te Qarkut te Shkodres ku perjashtim bejne kryesisht zonat e komunave te Dajcit dhe te Velipojes si dhe te disa fshatrave te komunave Bushat Ana e Malit dhe Berdice.

Prefekti i Shkodres u shpreh se procesi i mesimit do te nise rregullisht ne 12 shkolla te qytetit te Shkodres si dhe ne 6 te tjera ne komunat e Nenshkodres. Nderkohe nisur nga uljet e temperaturave ne bashkepunim me Drejtorine Rajonale Arsimore te Shkodres po merren masat per te shtuar mjetet e ngrohjes.

Per pjesen e nxenesve qe vazhdojne te jene te evakuuar prane konvikteve te Shkodres sipas drejtoreshes Rajonale te Arsimit Artrida Ferketi prej ditesh jane vene ne dispozicion psikologe te cilet kane punuar me secilin prej ketyre femijeve.

Nese familjet e tyre te vazhdojne te qendrojne ne qendrat e evakuuara atehere ashtu si edhe nje vit me pare kjo kategori femijesh do te shperndahet ne ato shkolla ku konvikti i tyre eshte me prane.

2010-12-12 1415

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›