E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vazhdon sezoni i shartimit të pemëve në Finiq. Sadush Malaj, ushtrohet prej 41 vjetësh

Ish-ushtaraku, Sadush Malaj asnjëherë nuk e harroi profesionin e agronomit të mesëm, të cilin e ushtron prej 41 vitesh.

Me origjinë nga Mallakastra, ai prej vitesh jeton në qytetin e Sarandës teksa përkujdeset për shartimin e pemëve në disa Bashki të Qarkut të Vlorës.

Malaj, edhe pse e ka pasion agronominë thotë se është e vështirë të garantohen të ardhurat vetëm me këtë profesion.

“Më ka pëlqyer ky lloj zanati dhe nuk e kam lënë. Duke kaluar vitet dhe duke e përforcuar sa më shumë si zanat. Siguron diçka. Është punë e përkohshme, fillon në shkurt dhe mbaron në muajin maj. Periudha më e mirë është ajo e prillit, pasi është sezoni i pemës së ullirit”, tha Malaj. 

Në 58 fshatrat e Finiqit ka edhe specialistë të tjerë që ushtrojnë profesionin e shartuesit të pemëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›