E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jeta e fshatit, familja Avxhi në Pendavinj siguron gjithçka nga prodhimi i tokës

Çifti Avxhi nga fshati Pendavinj i Maliqit sot është duke mbjellë fasule, një kulturë që ndër të tjera, si perimet, misri apo gruri, e prodhojnë për konsum familjar.

Dikur, tregon Agimi, mbillnin sasi të mëdha, pasi dhe kërkesa kishte në treg, ndërsa sot në moshë pensioni ata mbjellin aq sasi sa u nevojitet për familjet e tyre.

“3 dynymë grurë mbjell. E harxhoj për konsum për vete, pula apo shpendë që kemi në oborr. Mbjellim edhe patate e fasule për të ngrënë vetë. Tani është sezoni dhe moti është shumë i mirë,” thotë fermeri.

Dikur në këtë familje mbarështoheshin edhe kafshë, por tashmë çifti thotë se e ka të pamundur të kujdeset për to, ndaj i janë dedikuar vetëm bujqësisë.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›